Mblidhet Këshilli i Legjislacionit për mandatin e Xhaçkës, PD paraqet raportin
Këshilli i Legjislacionit te Kuvendit ka nisur këtë të martë mbledhjen e planifikuar jashtë sesionit parlamentar për të shqyrtuar mandatin e deputetes Olta Xhaçka.
“Mandati i Olta Xhaçkës”, Kuvendi mblidhet në seancë të jashtëzakonshme, Këshilli i Legjislacionit shqyrton vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
Kryetarja e Këshillit të Legjislacionit Dhurata Çupi paraqiti në nisje të seancës raportin e Partisë Demokratike, ku nënëvizoi detyrimin e Kuvendit të votojë dërgimin e mocionit për Xhaçkën në Kushtetuese.
Çupi theksoi se Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, ndaj duhet të votojë pro mocionin për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Ola Xhaçka dhe dërgimin e çështjes në Kushtetuese.
“Kuvendi ka detyrimin që të votojë për dërgimin e këtij mocioni në Gjykatën Kushtetuese, si mënyra e vetme për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe mënyra e vetme e zgjidhjes së këtij konflikti kompetencash.
Kryetarja e Kuvendit duhet të informojë Kuvendin se duhet të vendosë dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mocionit për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Olta Xhaçka, pa vonesa, për t’i hapur rrugë ushtrimit nga Gjykata të kompetencave të saj kushtetuese.
Kuvendi nuk ka hapësirë për interpretimin e normave kushtetuese, pasi nuk është në pozitat e interpretuesit të parë dhe origjinal të tyre, për sa kohë që për çështjen konkrete është shprehur Gjykata Kushtetuese, e cila në vendimmarrjen e saj ka konstatuar se mocioni i jo më pak se 1/10-ës së deputetëve plotëson kriteret juridiko-formale për vënien e saj në lëvizje nga Kuvendi, ndaj ky i fundit nuk ka pasur hapësirë për të vlerësuar sërish ato”, tha Çupi.
Vendimi për mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit u mor nga kryetarja e parlamentit Elisa Spiropali pas kërkesave të opozitës. Konkretisht, keshilli do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që e urdhëroi Kuvendin t’i dërgojë asaj mandatin e Olta Xhaçkës për të vendosur nëse është në konflikt interesi apo jo.
Çështja “Xhaçka” është dërguar në Gjykatën Kushtetuese nga opozita e cila pretendon se deputetes socialiste duhet t’i hiqet mandati me argumentin e konfliktit të interesit, për shkak të statusit të investitorit që ka bashkëshorti i saj.
LEXONI GJITHASHTU:
Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)
Kërkesat e protestuesve, Berisha: Kufizimi i mandatit të kryeministrit në 2 mandate, PD plotësisht dakord
- 16:42 Rrufeja godet tufën e bagëtive në Librazhd, ngordhin 14 dhi
- 16:41 Komisioni Evropian prezanton paketë për thjeshtimin e taksave, kursime deri në 8 miliardë euro në vit
- 16:38 Lavrov: Moska mbetet e angazhuar ndaj marrëveshjeve të arritura mes Putinit dhe Trumpit
- 16:37 Momente paniku në Madrid, qindra persona evakuohen nga zjarri në rrokaqiellin 49-katësh
- 16:22 Haziri: Votat e LDK-së mund të unifikohen vetëm për president nga radhët e partisë
- 16:19 Le Pen komenton përplasjen Trump-Meloni: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendev