Mandati i Xhaçkës, Kuvendi vendos të mbledhë Këshillin në seancë të jashtëzakonshme
Pas kërkesës së dorëzuar ditën e djeshme nga grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, ku kërkohej zhvillimi i një seancë të jashtëzakonshme në kuvend për të vendosur lidhur mbi mandatin e Olta Xhaçkës, kryeparlamentarja Spiropali ka vendosur të mbledhë Këshillin për Legjislacionin.
Sipas njoftimit mbledhja jashtë sesionit parlamentar do të zhvillohet më 27 gusht në orën 11:00 dhe do të diskutohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.
Njoftimi:
Të nderuar kolegë,
Ju njoftojmë se në datën 27 Gusht, ora 11:00, në Kryesinë e Kuvendit, do të zhvillohet jashtë sesionit parlamentar, mbledhja e Këshillit për Legjislacionin. (Urdhër Nr. 54, datë 08.08.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)
Këshilli për Legjislacionin do të mblidhet për të shqyrtuar vendimin nr. 55, datë 10.07.2024, të Gjykatës Kushtetuese.
Faleminderit!
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë