PD kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvend për mandatin e Olta Xhaçkës

7 Gusht 2024 | 15:55

Grupi Parlamentar i PD i ka drejtuar një letër kryetares së Kuvendit Elisa Spiropalit ku i kërkon thirrjen e Kuvendit në sesion të jashtëzakonshëm. Arsyeja e kësaj kërkesë është rishikimi i mandatit të deputetes Olta Xhaçka.

“Të zbatohet menjëherë vendimi i Gjykatës Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës, po i jepet mbrojtje nga drejtësia një bashkëpunëtori të Edi Ramës”,-thuhet në kërkesën e grupit parlamentar të PD-së.

Disa ditë më parë, bazuar në një kërkesë të deputetëve të opozitës, Gjykata Kushtetuese u shpreh se Kuvendi nuk ka respektuar vendimmarrjen e mëparshme të Gjykatës Kushtetuese, në kundërshtim me detyrimin kushtetues që buron nga neni 132 i Kushtetutës.

Sipas Partisë Demokratike ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, si dhe vë diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026