“E prekur”-Spiropali flet për herë të parë si kryetare e Kuvendit, lëvdata Nikollës

30 Korrik 2024 | 18:17

Ditën e sotme Elisa Spiropali u zgjodh kryetare e re e Parlamentit me 75 vota pro.

Emri i Spiropalit në këtë pozicion i paraqit nga kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kongresin e PS.

Gjatë fjalës së saj të parë në krye të Kuvendit, Spiropali tha se ishte e prekur si asnjëherë më parë.

Ajo falenderoi kryeministrin Rama për mbështetjen dhe paraardhësen e saj Lindita Nikollën, për të cilën nuk i kurseu edhe lëvdatat.

“Dua të them se mirënjohjen që gjithmonë e kam kuptuar si detyrim për të kthyer më shumë se çfarë kam marrë. E ndiej si një shtysë për të bërë më shumë sesa kam mundur. Nuk kam ndrojë të pranoj se jam e prekur si asnjëherë në jetën time, nga vlerësimi që më blatuar duke më zgjedhur kryetare të Kuvendit të Shqipërisë. Faleminderit.

E di mirë që ky është një ushtrim i vështirë politik. Dua të falënderoj me zemër zonjën grua që zëvendësova sot. E dashur Lindita, gjatë këtyre 3 viteve të para të kësaj legjislature e drejtove këtë institucion me përkushtim, urtësi e durim, që më është dukur gjithnjë mbinjerëzor. Deri dje kisha një zili të çuditur për ty, ndërsa sot një zili të sakëlldisur nga krahasimi që do të më bëhet me ty. Do të përpiqem të të ngjaj në përkushtim e urtësi”, tha Spiropali.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026