Kurti flet për vizitën e shefit të CIA-s: Dëshmi e përkushtimit të SHBA për sigurinë
Vizita e kreut të CIA në Kosovës, për kryeministrin Kryeministri Albin Kurti është dëshmi e përkushtimit që SHBA ka ndaj paqes në rajon.
Ky është qëndrimi që kryeministri i Kosovës ka mbajtur këtë të martë lidhur me mesazhet e shefit të inteligjencës amerikane, William Burns, pak ditë më parë në Prishtinë,
“Takimi ka shkuar shumë mirë. Dhe natyrisht që ne kemi bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe këtë institucion tejet të rëndësishëm të inteligjencës dhe sigurisë, para së gjithash përmes Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. E falënderoj William Burnsin për vizitën në vendin tonë dhe kjo është dëshmi tjetër e përkushtimit dhe kujdesit të Shteteve të Bashkuara për sigurinë dhe parandalimin e çfarëdo kërcënimi të sigurisë për Republikën tonë në kuadër të marrëdhënieve bilaterale me SHBA-në dhe të paqes, stabilitetit, e sigurisë rajonale në Ballkanin Perëndimor”, tha Kurti.
Javën e kaluar kreu i CIA zhvilloi një tur në disa prej vendeve të Ballkan. Ai vizitoi Bosnjën, Serbinë dhe më pas Kosovën. Në Prishtinë, kreu i CIA u takua me Presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Vizita u zhvillua në momentin që Departamenti Amerikan i Shtetit kritikoi qëndrimin e qeverisë së Kosovës për hapjen e Urës së Ibrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet