“Porti nuk ka përgjegjësi për mbetjet”, Balluku: Kurum duhet të japë shpjegime
Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku tha në një komunikim për mediat pas mbledhjes së qeverisë se porti i Durrësit nuk ka asnjë përgjegjësi për mbetjet e rrezikshme drejt Tajlandës.
“Në territorin e portit të Durrësit operojë koncesionarë të ndryshëm, Autoriteti Portual me koncesionarin që ka kryer këtë transport janë dy entitete konkurrente. Të mos e kthejmë këtë çështje procedurale në një çështje kombëtare dhe ndërkombëtare”, tha Balluku.
Balluku komentoi edhe vendimin e Kurum për të mbyllur aktivitetin, çka do të nxirrte të papunë 500 persona. Teksa theksoi se qeveria shqiptare edhe më parë ka pasur konflikte me Kurum të cilat i ka zgjidhur edhe juridikisht, Balluku u shpreh se Kurum duhet të japë shpjegime lidhur me situatën e krijuar, që siç tha është çështje sociale dhe prek 500 familje.
“Ka të bëjë me 500 familje, ka ndodhur para dy ditësh, ka pasur një njoftim të Kurum ditë më përpara pranë bashkisë Elbasan për një vështirësi sa i përket veprimtarisë. Qeveria shqiptare nuk është hera e parë që ka konflikte me Kurum, që janë ndjekur edhe juridikisht, disa ditë më parë fituam një gjyq në arbitrazh lidhur me shkeljet në koncesion nga Kurum. Kurum do jetë i detyruar të japë shpjegimet e duhura, pasi kemi të bëjmë me një çështje sociale”, u shpreh Balluku.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur në Everest