Bie prodhimi i energjisë elektrike, shkak mungesa e rreshjeve ne HEC-e

28 Gusht 2024 | 15:14

Shqipëria ka prodhuar këtë vit 20% më pak energji elektrike se vitin e kaluar.

Për të mbuluar nevojat e brendshme, KESH ka siguruar një pjesë të energjisë, në tregun e huaj.

Këtë vit Shqipëria nuk ka prodhuar energji elektrike, ngjashëm me sasinë e vitit 2023. Të paktën në pjesën e parë të vitit, prodhimi ka rënë me 20%.

Sipas bilanceve të përditësuara në tremujorin e dytë, hidrocentralet dhe panelet kanë prodhuar 1.840 GWh nga 2.270 GWh që prodhuan në muajt prill-qershor 2023.

Për këtë arsye edhe sasia e blerës për të mbuluar nevojat në vend ka qenë më e larë.

Konkretisht, sistemi importoi 623 GWh nga 355 GWh që realizoi në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar kështu një rritje me 75,2%.

Nga ana tjetër, eksporti arriti vlerën 665 GWh, ose 15% më pak se vitin e kaluar.

Ajo që vihet re është edhe një rënie e humbjeve në rrjet.

“Ato ishin 323 GWh nga 359 GWh, duke shënuar kështu një rënie me 10,0%.

Tremujori i dytë duket se është përkufizuar me një aktivitet ekonomik më pak intensiv për bizneset në raport me një vit më parë teksa përdorimi i energjisë nga këto subjekte ka regjistruar rënie.

“Përdorimi i energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, në tremujorin e dytë të vitit 2024, u ul me 0,3%, dhe nga konsumatorët jo familjarë, u ul 2,3%”, thuhet në raportin e publikuar nga Instituti i Statistikave.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026