Shpërthim me lëndë plasëse në Shkodër, i vendoset tritoli agjencisë funerale

29 Gusht 2024 | 09:34

Një shpërthim me tritol ka tronditur Shkodrën në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Skenderbeg të qytetit, ku lënda plasëse është vendosur në portën e një agjencie funeralash. Ende nuk dihen arsyet e shpërthimit ndërkohë që policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor po kryen kqyrjen e kamerave të bizneseve për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

“Rreth orës 03:20, në lagjen  “Skenderbeg”, në derën e një  agjencie funerale në pronësi  të shtetases F. F., është  hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026