Pandemia në RMV, fillon vaksinimi i zjarrfikësve, gazetarëve dhe stafit të kopshteve

11 Prill 2021 | 12:40

Në Maqedoninë e Veriut po vazhdojnë shifrat e larta të personave të vdekur dhe të infektuar me koronavirus, pavarësisht gjithë përpjekjeve të autoriteteve që me masa kufizuese të vejnë nën kontroll situatën.

Për këtë situatë të krijuar në RMV, gazetarja e Euronews Albania, Ferikan Iljazi raportoi nga Shkupi se numri i të infektuar është çdo ditë mbi 1000 dhe numri i viktimave shkon në mbi 50.

Sipas saj, shumica e rasteve janë prekur nga mutacioni britanik, por deri më tani nuk ka mungesa të kapaciteteve spitalore.

“Momentalisht ka mbi 350 vende të lira”, raportoi gazetarja.

Prej ditësh me radhë po vijon edhe vaksinimi i qytetarëve të punësuar në infrastruktura kritike.

Dje janë vaksinuar zjarrfikësit dhe punonjësit e kopshteve dhe çerdheve, ndërsa nesër do të vaksinohen gazetarët dhe punonjësit e tjerë mediatik mbi 40-vjeç dhe me sëmundje kronike.

Lexoni gjithashtu:

Rekord i zi në Maqedoninë e Veriut, 51 të vdekur nga COVID-19 në 24 orë

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026