Gjermania dëbon dhjetëra afganë, shkak sulmet me thikë në disa qytete prej tyre
Gjermania ka dëbuar disa afganë në vendin e tyre, për herë të parë që prej kohës kur talibanët morën pushtetin në Afganistan në gusht të vitit 2021.
“Ata ishin të gjithë të dënuar, të cilët nuk kishin të drejtë të qëndronin në Gjermani dhe kundër të cilëve ishin lëshuar urdhra për dëbim”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebestreit.
Sipas agjencisë së medias DPA, një avion i kompanisë “Qatar Airways” me 28 shtetas afganë në bord është nisur nga Lajpcihu për në Kabul, mëngjesin e kësaj së premtjeje.
Ky operacion u organizua nga Ministria e Brendshme e Gjermanisë, edhe pse Gjermania nuk ka marrëdhënie diplomatike me udhëheqësit talibanë në Kabul.
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë pas një sulmi vdekjeprurës me thikë në qytetin Manhajm në fund të majit,do të bëhet i mundur dëbimi i kriminelëve të rrezikshëm dhe i të dyshuarve terroristë në Afganistan dhe Siri.
Debati është rikthyer serish, pas një sulmi vdekjeprurës me thikë, javën e kaluar në qytetin e Solingenit, ku kanë mbetur të vdekur tre persona.
I dyshuari kryesor për këtë sulm është një 26-vjeçar sirian, i cili besohet se i ka shpëtuar urdhrit të dëbimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima