Fshati turistik i Roshnikut, investimet në agroturizëm po thithin mijëra turistë
Roshniku ose i njohur ndryshe si fshati turistik në qytetin e Beratit, po përjeton periudhën e tij më të mirë.
Qindra turistë nga e gjithe bota vizitojnë resurset natyrore që ky fshat ofron, ku një ndër pikat e tij më të forta është agroturizmi.
Me dhjetëra bujtina janë hapur vitet e fundit ku presin turistë të huaj. Petrit Fiska, një ndër investitorët e parë në agroturizem shpreh vështirësitë e fillimit, por dhe fluksin e shtuar përgjatë dy viteve të fundit.
“E nisëm para 5 vitesh me një lloj pikëpyteje sesi do eci ky lloj biznesi. Sot jemi të kompletuar në të gjitha drejtimet, si në shërbim, akomodim, në turet e verës, në ecjet e malit të Tomorrit, kemi vënë në funksion dhe liqenin që kemi pranë, pra atë që kërkon një turist i huaj apo vendas në pothuajse kemi bërë një cikël të mbyllur për ti plotësuar të gjithë nevojat dhe kërkesat që ka një njëri për të pushuar një ditë ose dy ditë”, tha Petrit Fiska.
Ushqimet tradicionale të kësaj zone janë edhe ato që kërkohen më tepër nga turistët e huaj, të cilët i vlerësojnë me nota pozitive gatimet dhe pjatat tipike të zonës.
“Ushqimi është shumë i mirë, bio, shumë i shijshëm, ne nuk hamë mish fatkeqësisht, por kudo na kanë përgatitur pjata të shijshme. Na pëlqen byreku shumë, edhe patëllxhani i mbushur apo edhe specat”, tha një turiste.
“Ushqimi më ka bërë përshtypje, jam e surprizuar nga ajo çfarë kam gjetur këtu, nuk e prisja. Natyra duket fantastike”, tha një vajzë.
Roshniku njihet gjerësisht për vreshtat e tij të rrushit, verën e rakinë cilësore dhe për fikun e thatë të zonës.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
Berisha: PD mbështet çdo protestë qytetare, ata janë “brezi dixhital”
Inflacioni në Shqipëri drejt rritjes, INSTAT publikon shifrat e majit
- 19:01 Rama për protestat: Manipulimet dhe akuzat e pavërteta nuk na ndalin drejt zhvillimit
- 18:55 Rama i veshur me bluzë me flamingo në takimin për 35-vjetorin e PS në Shkodër
- 18:54 KQZ në Kosovë: Rezultatet përfundimtare më 26 qershor, certifikimi i tyre më 6 korrik
- 18:45 Indi, tetë punëtorë humbin jetën gjatë një aksidenti në një fabrikë çeliku
- 18:28 LIVE| Dita e 9-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë
- 18:19 Hamza: Pres formim të shpejtë të institucioneve, votuesit thanë, “na lodhët, boll”!