Ikin emigrantë e fundit, 3800 persona dhe 1200 automjete në 24 orë në Kakavijë
31 Gusht 2024 |
10:01
Fundjava e fundit e muajit gusht ka regjistruar një numër më të ulët të largimit të këmbësorëve dhe automjeteve për në Greqi.
Emigrantët e fundit, të cilët kaluan pushimet verore në vendlindje kanë shfrytëzuar fundjavën për t’u kthyer në shtetin grek.
Sipas Policisë Kufitare në Gjirokastër gjatë 24 orëve të fundit në Kakavijë janë përpunuar 7113 shtetas në hyrje – dalje, nga të cilët 3269 në hyrje dhe 3844 në dalje, si dhe 2316 mjete në hyrje – dalje, nga të cilat 1069 në hyrje dhe 1247 në dalje.
Ditën e shtunë në sportelet e kontrollit të dokumenteve nuk janë regjistruar radhë të gjata pritje në të dyja anët e kufirit.
LEXONI GJITHASHTU:
- 1382 automjete në 24 orë në Kakavijë, vijon kthimi i emigrantëve drejt Greqisë
- Fluks i lartë lëvizjeje në Kakavijë, hyjnë rreth 10.000 qytetarë në 24 orë
Lajme të Sugjeruara
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje