VIDEO| Shkak borxhi i pashlyer, momenti kur vendoset tritoli në biznesin në Shkodër

31 Gusht 2024 | 11:01

Policia e Shkodrës ka mundur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të 29 gushtit, ku në lagjen “Skenderbeg” iu vendos një sasi tritoli një agjencie funerale.

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim një 35-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i vendosjes së lëndës plasëse në hyrjen e biznesit.

35-vjeçari rezulton një person me precedent penal për armëmbajtje pa leje. Nga pamjet e publikuara nga Policia e Shtetit, 35-vjeçari shihet i maskuar me kapuç teksa vendos lëndën plasëse në hyrjen e agjencisë funerale dhe largohet me vrap në rrugën kryesore.

Nga veprimet hetimore dyshohet se shkak për shpërthimin është bërë një borxh i pashlyer nga pronarët e agjencisë funerale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, si rezultat i veprimeve hetimore intensive të kryera për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme, në lagjen “Skenderbeg”, ku u hodh një sasi lënde plasëse në derën e agjencie funerale, kanë identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar të këtij rasti, shtetasin B. P., 35 vjeç.

Vijon puna për kapjen e 35-vjeçarit dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026