Maliq| Akuzohet se tentoi të abuzojë me të miturën, Gjykata lë në burg 71-vjeçarin
Gjykata e Korçës lë në burg 71-vjeçarin Pëllumb Lamçe që tentoi të abuzonte seksualisht me 9-vjeçaren në fshatin Sheqeras të Maliqit.
Prokuroria kërkoi masën e ‘arrestit me burg’ për veprën penale të “marrëdhënieve seksuale me të mitur”, e mbetur në tentativë.
Mbrojtja e të pandehurit kërkoi masë më të butë sigurie por nuk u pranua nga gjykata e Korçës.
Deri në këtë fazë të hetimit, veç dëshmisë së të miturës, familjarëve dhe 27-vjeçares që e shpëtoi, prokuroria ka administruar si provë materiale edhe disa pamje filmike të bëra nga 27-vjeçarja në momentin kur edhe i moshuari edhe e mitura kanë qenë të dy të zhveshur.
Gjatë pyetjeve nga prokuroria dhe gjykata, i moshuari ka mohuar akuzat duke thënë se nuk ka ngacmuar as të miturën dhe asnjë vajzë tjetër, ndërsa ka shfaqur çrregullime mendore duke folur për pronat që kishte patur në fshat dhe që ia kishin marrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh