Liverpool “leksion” United në transfertë, bashkë me Cityn në krye të Premiere League

2 Shtator 2024 | 15:41

Kampionati anglez ka nisur në mënyrë spektakolare, e duket se i tillë do të jetë deri në përfundim, ku skuadrat synojnë të arrijnë objketivat e vendosur. Për këtë pikë është ende herët, por që në nisje gjithçka duket emocionuese, ku të mëdhenjtë nuk kanë ndërmend të dorëzohen. Manchester City mbetet ekipi për t’u mundur dhe pretendenti kryesor, por Liverpool i Arne Slot ndodhet aty me pikë të plota. Kur janë luajtur 3 ndeshje vetëm këto 2 skuadra kanë arritur ti fitojnë të treja, duke i dhënë sinjale në distancë njëra-tjetrës.

Liverpool mposhti Manchester United në transfertë në shfirat 0-3, duke i dhënë një leksion trajnerit Ten Hag dhe të tijve. 2 golëshi i Diaz dhe Salah vulosën fitoren, por kjo erdhi pas një performance të jashtëzakonshme. Sa i përket rivalëve nga Ethiad, këta të fundit janë nën diktatin e Haaland, i cili realizoi tripletë ndaj West Ham. Madje edhe goli i vetëm i kundërshtarit ishte një autogol i Dias. Në krye qëndron skuadra e Guardiolës me 9 gola të shënuar e 2 të pësuar, ndërsa Liverpool numëron 7 rrjeta.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026