Rritje pensionesh në tetor, diskutohet niveli i indeksimit

2 Shtator 2024 | 19:26

Pensionet pritet të rriten në 1 tetor, por shkalla e rritjes së tyre është ende në një proces diskutimi. Euronews Albania mëson se si masë indeksi nuk do të përdoret inflacioni mesatar i vitit të fundit, por indeksi i çmimeve të konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve të pensionistëve, çka pritet të rezultojë në një shkallë më të lartë se 2 apo 3%.

Qeveria ka mundësi për pensione dinjitoze, duke iu referuar edhe të ardhurave që janë mbledhur në arkën e shtetit dhe që deri në fund të vitit pritet të jenë 27 mld lekë më shumë së planifikimi. Mundësitë e tjera ofrohen nga rritja e çmimeve dhe e konsumit si dhe suficiti i skemës së pensioneve në vitet e fundit.

Nga ana tjetër, qeveria dhe Banka Botërore kanë nisur punën për rishikimin e reformës së pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2014, por tashmë ka lindur nevoja për të korrigjuar disa prej masave që nuk rezultuan eficente.

Ndryshimet që po diskutohen pritet të marrin në konsideratë uljen e viteve me kontribute për pension.

Në diskutim është edhe forma e indeksimit të pensioneve, ku një alternativë mund të jetë edhe rritja në të njëjtën përqindje e pensioneve si paga mesatare.

Rritja e numrit të pensioneve të pleqërisë u përshpejtua në vitin 2023, me ritmet më të larta të gjashtë viteve të fundit. Sipas të dhënave të Institutit të Sigurimeve Shoqërore mbi 590 mijë persona morën pension pleqërie në vitin 2023 me rritje vjetore 3,1%.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026