‘Gjermania jashtë BE-së’, partia AfD në Gjermani synon të ndjekë shembullin e Britanisë
Partia e Alternativës për Gjermaninë e krahut të ekstremit të djathtë, e cila është partia më e madhe opozitare në vend, ka premtuar se nëse fiton në zgjedhjet do të largojë vendin nga Bashkimi Evropian.
Udhëheqësit e saj duan të “ndjekin shembullin e Britanisë dhe të braktisin bllokun e udhëhequr nga Brukseli”. Dalja e Britanisë nga unioni është emërtuar ndryshe Brexit.
E ashtuquajtura lëvizje apo ide politike “Dexit” u shfaq në një konferencë dyditore për të forcuar strategjinë e saj përpara zgjedhjeve të Gjermanisë në shtator.
600 delegatët e AfD-së u takuan personalisht në Dresden, pavarësisht nga pandemia dhe masat kufizuese.
AfD gjithashtu ka kërkuar t’u drejtohet kritikëve të politikës gjermane ndaj mënyrës sesi është menaxhuar pandemia dhe atyre qe protestojnë ndaj masave të bllokimit.
Dhjetëra mijëra protestues kanë dalë në rrugët e landeve gjermane duke kundërshtuar masat kufizuese. Partia AFD është përpjekur të paraqes veten si partia anti-bllokim, por sondazhet e fundit tregojnë një rënie në mbështetjen ndaj saj.
Partia e ekstremit të djathtë ka rënë në rreth 11 për qind në sondazhe nga gati 13 për qind në zgjedhjet e 2017 kur u bë opozita zyrtare parlamentare.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat