Çollaku i përgjigjet Bashës: PD duhet të bashkohet përtej çdo miqësie e armiqësie
Deputeti i Partisë Demokratike Kreshnik Çollaku përmes një reagimi në rrjetet sociale bë thirrje për bashkim të demokratëve përtej çdo miqësie e armiqësie që është shfaqur mes tyre në 2 vitet e fundit.
Çollaku e quan të shëmtuar lojën me ulëset në Parlament, që e zhvendosën në fund të sallës Lulzim Bashën, siç bëri ky i fundit pak kohë me Berishën kur u shpall non grata, ndërsa shprehet se refuzon të ndjekë lojërat, miqësitë apo armiqësitë mes individëve brenda PD.
“PD duhet te bashkohet, demokratet duhet te bashkohen, pertej cdo miqesie apo armiqesie individesh, pertej çdo urrejtje apo dashurie shekspiriane mes njeri tjetrit…kjo eshte e vetmja rruge per t’i bere balle te keqes ne kete vend!! Ne historine e PD, ka pasur shume miqesi por dhe armiqesi midis individeve apo drejtuesve. Askush ne PD, qe nga themelimi nuk mban mend nje miqesi me te madhe se Basha-Berisha apo Bardhi-Basha. Sot askush nuk mund te thote se mban mend armiqesi apo urrejtje me te madhe gjithashtu. Fjalet me perçmuese kunder njeri-tjetrit, akuzat me te renda. Loja me nderrime ulësesh ne Parlament, e shemtuar pafund. Sali Berisha lideri historik i PD tre vite me pare degdiset ne fund te salles (dhe te gjithe heshtem shemtuar). Sot Lulzim Basha kryetar per mbi 10 vjet i PD, degdiset ne fund te salles (dhe po aq heshtet shemtuar). Loje me ulëset e kryetareve per te cenuar deri ne skajin e fundit dinjitetin e tyre fyen gjithashtu dhe historine e perbashket te partise tone.
Dhe te mendosh qe vetem pak vite me pare ndanin koke me koke fatet e karrierat e jetet e njerëzve, demokrateve e bashkepunetoreve. Une do te refuzoj te ndjek lojëra individesh, miqesi apo armiqesite midis njeri-tjetrit. Asnje nga keto nuk kane te bejne me interesin publik apo te demokrateve…te gjitha keto çojne e thellojne percarje…te gjitha keto zgjatojne kalvarin opozitar. Te gjitha keto mbajne arome bizantinizmi anakronik. PD duhet te bashkohet, demokratet duhet te bashkohen, pertej çdo miqesie apo armiqesie individesh, pertej çdo urrejtjeje apo dashurie shekspiriane mes njeri tjetrit…Kjo eshte e vetmja rruge per t’i bere balle te keqes ne kete vend”, shprehet Çollaku.
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur