“Duam kreun”- Hoxha e Seferi analizojnë Nations League, thirrje edhe për tifozët

4 Shtator 2024 | 12:20

Kombëtarja shqiptare vijon përgatitjet në Tiranë në prag të duelit me Ukrainën, i cili shenjon dhe nisjen e aventurës në Nations League. Kuqezinjtë janë me grupin e plotë, teksa sic dimë grumbullimin e braktisi kapiteni Gjimshiti për shkak dëmtimi, i zëvendësuar nga Adrian Bajrami.

Atmosfera duket tejet pozitive, me vetë lojtarët që e dinë se çfarë i pret në këtë kompeticion.

“Dua të fokusohemi te ndeshja e parë me Ukrainën, që e kemi më 7 shtator. Është një kundërshtar i fortë, ka lojtarë shumë cilësorë në radhët e veta. Kemi edhe disa ditë për të përgatitur ndeshjen dhe të fokusohemi 100% që të arrijmë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje”.Sinkron: Taulant Seferi, futbollist i kombëtares shqiptare “Ukraina dhe Gjeorgjia janë dy kundërshtarë shumë të fortë. Kemi filluar përgatitjet për ndeshjen e parë ndaj Ukrainës dhe po shkojnë shumë mirë. Kemi edhe disa ditë për të marrë më shumë informacion për ekipin kundërshtar dhe duhet të futemi në fushë për të dhënë maksiumumin”, deklaroi Arbër Hoxha.

Më tej, Seferi ka dhe një thirrje për tifozët kuqezi.

“Ndeshjen në “Air Albania” mezi po e presim pasi kemi disa muaj që nuk kemi luajtur në Tiranë. I bëj thirrje tifozëve pasi asnjëherë nuk kanë munguar dhe e di që do të vijnë shumë, por shpresoj që stadiumi të jetë “full” edhe në këtë ndeshje”, tha futbollisti.

Më 7 shtator Shqipëria përballet me Ukrainën në Pragë, ndërsa 3 ditë më pas pret Gjeorgjinë në Air Albania.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026