Policia e Kosovës merr në pyetje 5 të dyshuar lidhur me institucionet paralele serbe
Policia e Kosovës ka thënë të mërkurën se do të intervistojë 5 persona, të dyshuar për “falsifikim të dokumeteve”, lidhur me pesë institucionet paralele serbe, në veri të Kosovës, të cilat janë mbyllur më 30 gusht.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për veriun, Veton Elshani, ka thënë se intervistat do të realizohen me kërkesë të Prokurorisë.
Institucionet e mbyllura më 30 gusht ishin: Qarku i Mitrovicës së Kosovës, Komuna paralele e Mitrovicës, Komuna paralele e Zveçanit, Komuna paralele e Zubin Potokut dhe Komuna paralele e Leposaviçit.
Në disa nga objektet që më herët janë përdorur nga institucionet paralele, ditëve të fundit janë vendosur pllaka që tregojnë se tani ato do të përdoren si zyra për disa nga ministritë e Kosovës dhe departamentet e tyre.
Punëtorët e atyre institucioneve paralele kanë protestuar dy ditë kundër mbylljes së tyre.
Autoritetet e Kosovës kanë mbyllur të premten 5 institucionet paralele serbe, duke thënë se ato kanë vepruar nën udhëheqjen e Serbisë dhe “kanë shkelur kushtetutshmërinë dhe ligjet e Republikës së Kosovës”.
LEXONI GJITHASHTU:
Në 250-vjetorin e SHBA-së, VanHorn: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA më të forta se kurrë
Fshehu automjetin e përdorur pas vrasjes së bashkëshortëve në Balldren, kapet në Ulqin 40-vjeçari
Hyrje e re për në Portin e Vlorës, automjetet do të dalin direkt në Transballkanike
- 09:39 Në 250-vjetorin e SHBA-së, VanHorn: Marrëdhëniet Shqipëri-SHBA më të forta se kurrë
- 09:25 Kupa e Botës, Kolumbia e nis me fitore, mposht Uzbekistanin 3-1
- 09:20 Sulm masiv me dronë, pezullohen fluturimet në aeroportet e Moskës
- 09:04 Fshehu automjetin e përdorur pas vrasjes së bashkëshortëve në Balldren, kapet në Ulqin 40-vjeçari
- 08:52 Çmimet e naftës, brent bie nën 78 dollarë pas ratifikimit të marrëveshjes SHBA-Iran
- 08:45 Hyrje e re për në Portin e Vlorës, automjetet do të dalin direkt në Transballkanike