Argjentina rikthehet me fitore, mposht Kilin në kualifikueset e botërorit
Dominim absolut dhe 3 gola të realizuar, Argjentina është rikthyer në mënyrë spektakolare në aktivitet, duke mposhtur Kilin.
Të besuarit e Scalonit morën një fitore me shumë vlerë në kualifikueset e kampionatit botëror, ndërsa qëndrojnë në krye të klasifikimit.
Kjo ishte fitorja e 6 në 7 ndeshje të zhvillura, ndërsa kanë 1 humbje ndaj Uruguait. Pjesa e parë nuk prodhoi gola, me skuadrat që shkuan në dhomat e zhveshjes me rrjeta të paprekura, ndërsa fraksioni i dytë nisi në mënyrë perfekte për albicelestet.
McAllister zhbllokoi rezultatin, ndërsa kilienët provuan të rigjejnë balancën, gjë e cila nuk ndodhi, kjo pasi Alvarez e pas tij Dybala vulosën triumfin 3-0.
Aktualisht Argjentina thuajse e ka siguruar kualifikimin në botëror, duke parë dhe ritmin me të cilin po avancon, ndërsa ka lënë pas rivalët e përjetshëm të Brazilit të cilët kanë humbur terren, duke u renditur të gjashtët.
11 gola të shënuar dhe 2 të pësuar bëjnë që kampionët e botës në fuqi të jenë mbrojtja më solide e garës si dhe sulmi i dytë më i mirë pas uruguaianëve.
LEXONI GJITHASHTU:
PD bojkoton seancën e orës 15:00 për huanë 302 milionë dollarë me SHBA
“Tre avionë zjarrfikës dhe 130 mjete të reja”, prezantohet plani kombëtar i gatishmërisë ndaj zjarreve
Përplasen 5 makina në autostradën Tiranë-Durrës, krijohet trafik i rënduar (VIDEO)
- 22:30 Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)
- 22:25 Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti
- 22:03 “Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile
- 21:41 “Më erdhi keq për çfarë ndodhi”, Erla zbulon bisedën me Shehajn që bëri me punonjësen e Kuvendit
- 21:19 “Pushteti do të krijojë idenë e një proteste të dhunshme”, gazetari Stafa: Dhuna jo proporcionale
- 21:00 Trump të martën do të presë Zelenskyyn dhe Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë, do të zhvillojë takime të ndara