“Vlora e Gjirokastra janë të lidhura”- Beleshi: Kandidati i PS që ka vota personale
Gazetarja Fjorela Beleshi është shprehur se qarqet e Vlorës e Gjirokastrës janë të lidhura bashkë në zgjedhjet e vitit 2025, për shkak të njerëzve që do të punojnë për drejtuesit politikë të qarqeve të dy partive kryesore, PS e PD.
Në emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, Beleshi tha se kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, i cili do të punojë për PS në zgjedhje, ka vota personale në Gjirokastër, por do të grumbullojë vota edhe në Himarë, e cila është pjesë e qarkut të Vlorës.
Ajo shtoi gjithashtu se PS kërkon nga një mandat më shumë se në zgjedhjet e vitit 2021 në Vlorë dhe në Gjirokastër.
“Vlora e Gjirokastra të lidhura bashkë, për shkak të njerëzve që do punojnë për këta emra, sidomos për PS përsa i përket Vlorës e Gjirokastrës. Në Gjirokastër Vangjel Tavo ka vota personale. Por gjithashtu do punojë në Himarë për PS. PS kërkon një mandat më shumë në Vlorë e Gjirokastër se në vitin 2021”, tha Beleshi.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)