“Pronat”, Mitsotakis paralajmëron Shqipërinë

10 Shtator 2024 | 09:19

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis u pyet për marrëdhëniet greko-shqiptare pas hapjes së Panairit të 88-të Ndërkombëtar të Selanikut.

Pas lirimit të Fredi Belerit nga burgu, Greqia i ka vënë Shqipërisë një tjetër kusht që të mos pengojë rrugën e anëtarësimit në BE. Bëhet fjalë për çështjen e pronave.

Për gazetarët, Mitsotakis tha se dëshiron të ketë marrëdhënie të mira me Shqipërinë, por e vuri theksin te çështja e pronave. Ai u shpreh se respektimi i të drejtave të pronësisë do të jetë kusht për integrimin e Shqipërisë në BE.

“Marrëdhëniet midis Greqisë dhe Shqipërisë, që ne duam të jenë shumë të mira, kalojnë nga respektimi i të drejtave të pakicës kombëtare greke të Shqipërisë. Çështja e të drejtave pronësore nuk ka dalë asnjëherë nga agjenda jonë.

Ajo po rikthehet dhe ajo që ne do të bëjmë është të sigurojmë, me ndihmën edhe të Fredi Belerit në Parlamentin Europian, që të drejtat pronësore të bashkatdhetarëve tanë në Shqipëri të respektohen plotësisht. Dhe do të thoja se ky është një kusht i domosdoshëm që Shqipëria të vazhdojë të ecë në rrugën e saj europiane”, tha Mitsotakis.

I pyetur për raportet me kryeministrin Rama, kryeministri Grek tha: “Ne duam marrëdhëniet më të mira të mundshme me të gjithë fqinjët tanë dhe mes këtyre fqinjëve është edhe Shqipëria”.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026