“Deputeti që duam”- Në 2021, dolën dy deputetë dhe një ministër, të tjerët drejtorë

10 Shtator 2024 | 12:27

Njëjtë si në parlamentaret e 2021 edhe në 2025-ën kryesocialisti Edi Rama do të kërkojë të rekrutojë kandidatë për deputetë përmes platformës “Deputeti që duam”.

Gara për të qenë një nga emrat e përzgjedhur të kryetarit të partisë për t’u renditur në listën e socialistëve për karrigen e deputetit është hapur dhe këta janë vetëm disa nga ambiciozët e parë për t’iu bashkuar Partisë Socialiste.

Hapi i parë i hedhur, pra regjistrimi në “Deputeti që duam” jo me patjetër do të thotë që je një prej kandidatëve për deputet. E ardhmja e të interesuarve do të kalojë disa filtra ku fjalën e fundit e thotë Edi Rama.

Deri në zyrtarizimin e listës së kandidatëve për deputetë dhe nëse në të do të përfshihen emra të dalë nga “Deputeti që duam” i 2025-ës kthehemi pas në kohë, te “Deputeti që duam” i 2021-it.

Nga 1600 të interesuarit vetëm 9 prej tyre u u futën në garën për t’u bërë deputetë në zgjedhjet parlamentare të katër viteve më parë.

Sipas të dhënës në faqen zyrtare të Partisë Socialiste ata ishin Bora Muzhaqi, Kjara Adhami, Shpresa Marnoj, Arbër Arapi, Briseida Gjoza, Agron Hasanaj, Laura Ferati, Alfred Muharremi dhe Gerta Duraku.

Të vetmet që fituan karrigen e deputetes ishin dy gra Gerta Duraku në qarkun e Kukësit dhe Shpresa Marnoj në qarkun e Lezhës. Dy deputete socialiste më një angazhim të ulët në jetën parlamentare.

Për disa të tjerë që ulësen në kuvend nuk e fituan mendoi partia. Fati më shumë i ndriti Bora Muzhaqit. 1069 votat e fituara në qarkun e Tiranës u përkthyen në një ulëse ne kabinetin qeveritar. Prej 2021 ajo është Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Alfred Muharremi u bë Drejtori Rajonal i Shërbimit Social Shtetëror për Tiranën.

Kjara Adhami është Koordinatore për Strategjinë Ndërsektoriale në Agjencinë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës që dikur drejtohej nga Ilir Beqaj.

Arbër Arapi mban detyrën e Drejtorit të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Fier dhe Agron Hasanaj është Drejtori Rajonal i Tatimeve në Shkodër, i emëruar pak muaj më parë.

Nisur nga deklarata e kryeministrit Edi Rama se në listën e sigurtë për parlamentaret e 2025-ës do të ketë emra të rinj mbetet për tu parë sesa do të jetë numri i të ardhurve nga “Deputeti që duam”.

Por cilido të jetë fati i tyre në përballjen elektorale të pranverës së ardhshme, e shkuara na tregon se asnjëri prej tyre nuk do të mbetet jashtë vëmendjes së Partisë Socialiste, gjithnjë nësë kjo e fundit do të vazhdojë të jetë në pushtet për të katërtin mandat rradhazi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026

Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur

Gazetari Artan Hoxha i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania ka folur lidhur me humbjen e një ngarkese prej 15 tonësh kokainë. Hoxha gjatë...
15:23 | 04/06/2026