Konsumonin darka deri në 400 euro dhe iknin pa paguar, arrestohet çifti në Korçë

10 Shtator 2024 | 12:55

Një 31-vjeçar nga Tirana me inicialet K.P dhe bashkejtuesja e tij nga Italia, 32 vjeçarja me inicialet C.A kanë rënë në prangat e policisë së Korçës këtë të martë pasi në mënyrë të përsëritur konsumonin darka të shtrenjta në restorante dhe iknin pa paguar.

Rasti i parë është regjistruar në kryeqytet, ku dy të rinjtë kanë konsumuar një drekë në shifrën 400 euro dhe janë larguar nga restoranti pa paguar.

Te njëjtën gjë janë munduar të bëjnë në një restorant në periferi të qytetit të Korçës, ku fillimisht italiania pasi ka konsumuar drekën është larguar nga restoranti ndërkohë që të njëjtën gjë ka tentuar të kryejë edhe shqiptari 31 vjeçar.

Ka qënë reagimi i kamarierëve që kanë ndaluar shqiptarin dhe me pas kanë lajmëruar edhe policinë, të cilët pasi e kanë shoqëruar në komisariatin e Korçës kanë parë se dy të rinjtë ishin në kërkim edhe nga policia e kryeqytetit për të njëjëtën vepër.

“K. P., 31 vjeç, banues në Tiranë dhe C. A., 32 vjeçe, banuese në Como, Itali, sepse pas konsumimit të ushqimit në një restorant në lagjen nr. 17, Korçë, kanë tentuar të shmangin pagesën, nëpërmjet mashtrimit. Nga verifikimet e kryera rezultoi se këta shtetas ishin shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”, thuhet në njoftimin e policisë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij

Policia e Korçës këtë të enjte ka finalizuar një operacion ku ka vënë në pranga një 31-vjeçar ndërsa është proçeduar në gjendje të lirë kushëriri...
13:32 | 25/06/2026

Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë

Është arrestuar në flagrancë këtë të enjte autori i vrasjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Kavajë, ku pas një konflikti mes dy vëllezërve, njëri...
13:27 | 25/06/2026

Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me plagosjen e regjistruar mbrëmjen e së mërkurës në Sukth të Durrësit. Policia bën me dije se lidhur me...
13:26 | 25/06/2026