World Press Photo 2024 në Tiranë, ekspozita paraqet foto nga 130 vende të botës

10 Shtator 2024 | 17:30

Është çelur në sheshin “Skendërbej”, Ekspozita World Press Photo 2024, që shfaq historitë që kanë rëndësi për fotografinë nga Konkursi i 67-të vjetorit të World Press Photo.

Ekspozita është krijimi i një grupi fotografësh nga vende të ndryshme të botës, të cilët paraqesin jo vetëm pamje të bukura, por kryesisht histori të fuqishme, e madje tronditëse. Kjo e bën të rëndësishme këtë ngjarje artistike, me ngarkesë jo vetëm artistike por edhe informuese.

Tirana është pjesë e turneut mbarëbotëror që po realizon ekspozita vjetore e World Press Photo.

Çdo vit, ekspozita udhëton anembanë globit për të lidhur miliona vizitorë me historitë që kanë rëndësi. Fotografitë e ekspozuara, të perzgjedhura nga më shumë se 61,000 foto, realizuar prej 3.851 fotoreporterësh, të ardhur nga 130 vende, tërheqin vëmendjen në disa nga çështjet më të ndjeshme me të cilat përballet bota sot.

Lidhja e botës me historitë që kanë rëndësi do ekspozohet për publikun shqiptar për të gjitha moshat dhe shijet deri në datën 22 shtator.

Në këtë ekspozitë ishte I pranishëm dhe ambasadori holandez në Shqipëri.

Ëorld Press Photo 2024, vjen në kuadër të javës kulturore holandeze, e cila do të vazhdojë deri më 11 shtator, në një udhëtim të pasur mes traditave dhe inovacionit të një vendi që ka lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e artit, muzikës dhe kinemasë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026