Stërvitje detare Rusi-Kinë, Putin akuza SHBA: Po prish balancën në Azinë e Paqësorit

11 Shtator 2024 | 14:21

Presidenti Putin njoftoi se Rusia nisi një stërvitje të përbashkët ushtarake me Kinën.

Ai theksoi se kjo stërvitje është një përpjekje për të kontrolluar gatishmërinë ushtarake të Rusisë dhe për të përforcuar bashkëpunimin me aleatët. Putin fajësoi Shtetet e Bashkuara për prishjen e balancës së pushtetit në Azinë e Paqësorit.

“Amerika po shkakton një garë armatimesh, duke shpërfillur sigurinë e aleatëve evropianë dhe aziatikë, duke krijuar parakushtet për një krizë të rrezikshme në Evropë dhe në Azinë e Paqësorit. Ndaj Rusia duhet të jetë e përgatitur për çdo zhvillim”, tha Putin.

Stërvitja detare, më e madhja e këtij lloji në tre dekadat e fundit, do të shtrihet në oqeanin Paqësor dhe atë Arktik, si dhe në detet e Mesdheut, Kaspikut dhe Baltikut.

Në të marrin pjesë mbi 90 mijë trupa, mbi 400 mjete lundruese dhe 120 mjete ajrore, përfshirë helikopterë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026