Zgjedhjet e 25 prillit, Dritan Caka: Kamera në çdo qendër për të monitoruar votimin dhe numërimin
Në zgjedhjet e 25 prillit përveç identifikimit biometrik të zgjedhësve, i cili do të bëhet në të gjitha qendrat e votimit, projektit pilot të votimit dhe numërimit elektronik, në këto zgjedhje do të ketë dhe kamera monitoruese në të gjitha qendrat e votimit dhe numërimit.
Dritan Caka, anëtar i KQZ-së sqaroi në Euronews Albania se në këto zgjedhje do të ketë dy kamera shtesë, njëra do të vendoset në çdo qendër votimi dhe tjetra do të vendoset në çdo vend numërimi të votave.
“Këto kamerave do të kenë për objekt të tyre monitorimin që nga fillimi deri në përfundim të të gjithë procesit”, u shpreh zoti Caka.
Sipas tij, në 5200 qendra votimi do të ketë nga një kamerë, e cila do të bëjë të mundur vëzhgimin e ambientit.
“Pozicioni i kamerës do të jetë i tillë që të mundësojë vëzhgimin e sallës, po pa mundësuar që të ketë vëzhgim në dhomën e fshehtë për të votuar”, shtoi zoti Caka.
Ai tha se vëzhguesit mund të monitorojnë numërimin e votave online.
“Mund të jetë një link ku qytetarët të shohin në kohë reale edhe numërimin e votave”, tha ai.
Sa i përket fotografimit të votës, ai theksoi se çdo person që do të bëjë shkelje do të kallëzohet në polici.
“Në momentin që një person do të kapet duke fotografuar votën, të dhënat e tij do të shënohen nga komisioni i zonës në librin e protokollit të mbledhjeve dhe do të bëhet edhe më pas reklamimi në KZAZ dhe kjo në KQZ. Në mënyrë që të bëhet për këtë person edhe kallëzimi në polici”, shtoi ai.
Lexoni gjithashtu:
Teknologjia në zgjedhje, kamera në çdo qendër për të monitoruar votimin
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni