Majko shtyu gazetaren para Parlamentit, reagojnë deputetet e PD

12 Shtator 2024 | 11:55

Sjellja e papranueshme e ish-kryeministrit dhe deputetit të PS, Pandeli Majko ndaj disa gazetareve, përfshi edhe gazetaren e Euronews Albania Eksiola Shehu ka sjellë edhe reagimin e deputeteve demokrate Jorida Tabaku dhe Ina Zhupa.

Tabaku e denoncoi publikisht deputetin Majko gjatë fjalës së saj në Kuvend për sjelljen e pahijshme dhe të dhunshme të sulmit ndaj gazetareve.

Ajo kërkoi nga kryeparlamentarja Elisa Spiropali dhe deputetët që të merren masa disiplinore dhe të reagohet.

Nga ana tjetër deputetja Ina Zhupa përmes një postimi në faqen e vet në Facebook e dënoi veprimin  e deputetit socialist ndërsa kërkoi nga kuvendi të rikthejë rezolutën që kemi kërkuar koleget demokrate për mbrojtjen e gazetarëve.

“Gazetarja Eksiola Shehu është në krye të detyrës, mund te mos t’i përgjigjesh nëse ke probleme prapë “me dhembet” por kurrsesi kjo sjellje. Në emeë të komisionit të medias e dënoj këtë akt dhe i kërkoj kuvendi të rikthej rezolutën që kemi kërkuar koleget demokrate për mbrojtjen e gazetarëve.

Kur ndodhin në oborrin e kuvendit, me një gazetare shtatzënë, situata është edhe më e rëndë përtej kuvendit”, shprehet Zhupa.

Deputeti i PS Pandeli Majko shfaqi një sjellje të turpshme të enjten përpara gazetarëve. Gazetarja e Euronews Albania i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko i cili njihet si një nga deputetët “memecë” te Kuvendit e ka shtyrë me forcë.

Pamjet janë revoltuese dhe tregojnë se si disa personazhe si Majko, vetëm se kanë veshur kostum, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kujtdo.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026