Përplasja e Majkos me gazetarët, Shoqata e Gazetarëve Evropianë: Akt intimidues
Shoqata e Gazetarëve Europianë (AEJ) dega Shqipëri ka dënon sjelljen e ish-kryeministrit dhe deputetit Pandeli Majko ndaj gazetarëve ditën e sotme në ambientet e Parlamentit.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale thuhet se “shtyrja me forcë e gazetarëve Eksiola Shehu, Raziela Myslimaj, Fjoralba Beleshi, të cilat në mënyrë etike dhe profesionale i kërkuan një reagim publik, është një akt i dënueshëm dhe intimidues ndaj mediave”.
“Shoqata e Gazetarëve Europianë dega Shqipëri kërkon reagim institucional nga Kryetarja e Kuvendit për të mbrojtur të drejtën e gazetarëve nga sjelljet e deputetëve që cenojnë punën dhe misionin e medias”, thuhet më tej në reagim.
Deputeti i PS Pandeli Majko shfaqi një sjellje të turpshme të enjten përpara gazetarëve. Gazetarja e Euronews Albania i afrohet me shumë mirësjellje për t’i bërë një pyetje, por Majko i cili njihet si një nga deputetët “memecë” te Kuvendit e ka shtyrë me forcë.
Pamjet janë revoltuese dhe tregojnë se si disa personazhe si Majko, vetëm se kanë veshur kostum, mendojnë se kanë të drejtë të tregojnë forcën shtypëse të tyre përballë kujtdo.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet