Gjirokastër| Sezoni turistik nxori në pah problemet e mungesës së fuqisë punëtore

12 Shtator 2024 | 15:51

Rritja e fluksit të vzitueshmërisë së qytetit të Gjirokastrës nga turistët gjatë stinës së verës evidentoi si problematikë mungesën e fuqisë punëtore dhe personelit të kualifikuar në sektorin e turizmit.

Numri i turistëve vendas dhe të huaj që kanë vizituar Gjirokastrën gjatë këtij viti është mbi 300 mijë persona duke e bërë të domosdoshëm një shërbim sa më cilësor dhe të kualifikuar në bizneset turistike.

Përfaqësuesit e biznesit lokale në Gjirokastër shprehen se aktualisht kanë vështirësi për sigurimin e fuqisë punëtore si shkak i emigracionit por edhe mospreferencës për të punuar si kamarier, kuzhinier apo hotelier.

“Turizmi kërkon duar pune, ka qenë e vështirë siç është gjithandej jo vetëm në vendin tonë por edhe fqinjët tanë rreth fuqia punëtore ishtë problematikë e madhe,” –tha kryetari i Dhomës ë tregtisë, Maksim Hoxha.

Por zgjidhjen e situatës së vështirë, bizneset e kanë zgjidhur duke punësuar të rinjtë.

 “Ndihmesë në këtë periudhë na kanë dhënë edhe nxënësit e gjimnazeve të cilët i janë bashkuar ritmit tonë me atë mundësi e tyre, duke u trajnuar dhe duke qëndruar afër dhe deri diku e kemi përballuar këtë situate,”-vijoi më tej Hoxha.

Në Gjirokastër numërohen rreth 250 biznese në sektorin e turizmit si bujtina, hotele, lokale shërbimi, restorante etj. Ndërkoë në këtë vit të ri mësimor në Shkollën e Mesme Profesionale “Thoma Papapano” u çel për herë të parë dega e hoteliri-turizmit, me synim përgatitjen e punonjësve të kualifikuar dhe kryesiht të të rinjve për tu punësuar në sektorin e turizmit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në hyrje të tunelit të Skërficës, në rrugën kombëtare Kardhiq-Delvinë. Një automjet ka dalë nga rruga duke...
22:32 | 25/06/2026

Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën

Moti i keq që ka përfshirë pasditen dhe mbrëmjen e së enjtes qarkun e Gjirokastrës ka sjellë probleme në disa zona të Bashkisë Dropull. Si...
21:58 | 25/06/2026

Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit

“Një agjent nuk del me fytyrë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit, por vepron në mënyrë të fshehtë.” Kështu u shpreh aktivisti Ervin Goci në...
21:57 | 25/06/2026