“Nusja që rrahu vjehrrën 82-vjeçe, e pamoralshme”-Revoltohet Sevim Arbana
82-vjeçarja Nazmie Buci, një e moshuar nga Shkodra pretendon se u godit fizikisht nga nusja e djalit të saj, shtetasja Elmira Buci, 43 vjeçe, një ngjarje e cila ka tronditur opinionin publik në mbarë vendin.
Sipas dëshmisë, nusja e shtëpisë e ka goditur vjehrrën me bastunin e kësaj të fundit me të cilin lëviz e moshuara. Policia e Shkodrës ka arrestuar shtetasen Elmira Buci pas denoncimit të këtij rasti.
Aktivistja për Të Drejtat e Njeriut, Sevim Arbana e ka komentuar këtë ngjarje në emisionin People në Euronews Albania si një klithmë të shqopërsië shqiptare, për ngjarje të tilla, ku dhunohen kategoritë vulnerabël të një vendi.
Sipas saj, veprimi i nuses në fjalë, jo vetëm që është diçka e pamoralshme, por një sjellje që e ka burimin nga mungesa e zbatimit të ligjit dhe mosdituria.
“Kjo është e pamoralshme, është ulëritëse që një grua ngre dorën mbi një grua tjetër, pavarësisht në çfarë rsporti është. Duhet një tolerancë zero për këtë lloj dhune, sidomos ndaj grupeve vulnerabël, fëmijë, të moshuar, gra. Kemi hyrë legalisht në një shoqëri të dhunshme, që vjen nga mungesa e ligjit, nga injoranca. Jemi bërë tejet të dhunshëm, duke harruar që jemi të përkohshëm në këtë tokë. Nusja është një copë injorante,më fal që po e them, një vulgare, dhuna që ka ushtruar do t’i kthehet 10fish, unë besoj tek karma dhe besoj që do t’i kthehet në një formë tjetër,” –u shpreh aktivistja Arbana.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër