Izraeli: Kemi vrarë pjesëtarë të Hezbollahut në Siri

12 Shtator 2024 | 18:15

Ushtria izraelite tha më 12 shtator se avionët luftarakë të saj kanë goditur dhe vrarë dy pjesëtarë të Hezbollahut – grupit libanez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara – në jug të Sirisë.

Ky është sulmi i fundit në një seri sulmesh ndaj grupit shiit, që ka mbështetjen e Iranit, në afërsi të Lartësive të Golanit, të pushtuara nga Izraeli.

Ushtria izraelite e identifikoi njërin nga të vrarët si Ahmed al-Jabr. Izraeli e akuzoi atë se ka kryer operacione militante në provincën siriane të Kuneitras, afër Lartësive të Golanit.

Hezbollahu nuk ka njoftuar për vrasjen e ndonjë pjesëtari të grupit. Por, radioja siriane proqeveritare, Sham FM, dhe Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut – organizatë me seli në Britani që monitoron luftën – raportuan se gjatë një sulmi ajror izraelit është goditur një veturë në jug të Sirisë, duke vrarë dy persona në fshatin Han Arnabe.

Në muajt e fundit, Izraeli shpesh ka kryer sulme ajrore në afërsi të Lartësive të Golanit, të cilat i mori gjatë luftës të Lindjes së Mesme më 1967 dhe i aneksoi më 1981.

Izraeli thotë se shënjestron militantët e lidhur me Iranin. Izraeli është zotuar se do të ndalë zgjerimin e ndikimit të Iranit në Siri, ku janë të dislokuar mijëra luftëtarë të mbështetur nga Teherani.

Siria është një rrugë kyçe që Irani të dërgojë armë te grupi Hezbollah në Liban, shkruan REL.

Izraeli për 11 muaj me radhë po lufton në Gazë kundër Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Që nga nisja e luftës në Gazë, Izraeli po ashtu ka këmbyer zjarr, pothuajse në baza ditore, me Hezbollahun përgjatë vijës kufitare.

Më 12 shtator, Hezbollahu pretendoi se ka kryer disa sulme në veri të Izraelit dhe ushtria izraelite tha se ka penguar fluturake që hynë në territorin izraelit nga Libani.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat

Një person u vra dhe një tjetër u plagos rëndë pasi një tren mallrash u përplas me një kamion në lindje të Iowës të mërkurën në...
14:39 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima

Ushtria amerikane sulmoi një anije të akuzuar për kontrabandë droge në Oqeanin Paqësor lindor të mërkurën, duke vrarë dy burra, ndërsa administrata Trump zhvillon një fushatë kundër trafikantëve të...
14:12 | 04/06/2026