Rama pret Presidentin e Izraelit: Shqipëria është mbështetëse e madhe e armëpushimit
Kryeministri Edi Rama, priti këtë të enjte në një takim zyrtar, Presidentin e Izraelit, Isaac Herzog.
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp nga Kryeministria, Rama theksoi mbështetjen ndaj Izraelit dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.
Shefi i qeverisë e cilësoi situatën në Gaza si absolutisht shumë të rëndë dhe theksoi se Shqipëria mbështet armëpushimin dhe çdo përpjekje për të rikthyer pengjet izraelitë.
Kryeministri tha se shpreson që shumë shpejt lufta të përfundojë dhe Izraeli të jetë më i fortë, në një rajon më të paqtë.
“Asnjë hebre nuk iu dorëzua nazistëve. Shqipëria u bë një vend ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, hebrenjtë nuk largoheshin nga vendi por vinin për të gjetur një strehë. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi në mënyrë të palëkundur kundër çdo lloj formë antisemitizmi. Jemi sigurisht shumë të vetëdijshëm se ajo që po ndodh në territoret ku populli i Izraelit dhe Palestinës jetojnë është absolutisht shumë e rëndë dhe është diçka që duhet të marrë fund sa më shpejt. Jemi mjaft të vetëdijshëm se kjo është më e lehtë të thuhet se sa të bëhet. Lufta kundër terrorit është shumë më e vështirë se çfarë mund të duket nga larg.
Shqipëria është një mbështetëse e madhe e armëpushimit dhe e çdo përpjekjeje për të sjellë në shtëpi pengjet.
Jam shumë i prirur të theksoj se ndërkohë që këto janë shumë kohë të vështira për popullin e Izraelit dhe popujt që jetojnë në atë territor, e ardhmja do të jetë me Izraelin më të fortë në një rajon më të paqtë”, tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbardhen të tjera video nga plagosja me thikë në poliklinikën e Shkodrës, si nisi konflikti
Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…
“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik
- 08:39 Garda Revolucionare e Iranit: Sulmuam një bazë amerikane në Kuvajt, u hakmorëm
- 08:34 Presidenti kinez: Kina do të udhëheqë rendin e ri global të Inteligjencës Artificiale
- 08:28 Irani: Kemi nisur sulme të reja ndaj objekteve amerikane në Gjirin Persik
- 08:28 Moti i keq në Teksas, dy persona të vdekur nga përmbytjet! Autoritetet në gatishmëri për reshje rekord
- 08:19 Tensionet SHBA-Iran, Jordania rrëzon 3 raketa iraniane
- 08:08 Trump rikthen pretendimet për zgjedhjet e 2020-ës, akuzon Kinën për vjedhjen e të dhënave të votuesve