Dhunë në familje dhe përndjekje personi, arrestohen 7 persona në Tiranë
7 persona janë arrestuar në Tiranë gjatë 24 orëve të fundit për vepra të ndryshme penale si dhuna në familje dhe përndjekja ndaj personit.
Tre persona janë arrestuar pasi kanë ushtruar dhunë në familje, dy persona kanë përfunduar në pranga përë shkak se kanë kryer përndjekje ndaj personave.
Një 50 vjeçar është arrestuar pasi ka thyer masën e sigurisë arrest me shtëpi, dnërsa një tjetër përdundoi në pranga pasi po drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Njoftimi i policisë:
F.M., 19 vjeç, banues në Finlandë, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
E.R., 46 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij;
Dh. P., 66 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. I., 50 vjeç, pasi ka shkelur masën e sigurimit personal “Arrest në shtëpi”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4:
ndaluan shtetasin A. P., 50 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”;
arrestuan shtetasin G. M., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin A. P., 28 vjeç, banues në Pukë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve