Përfundon mbledhja e deputetëve të PS në Elbasan, zbardhen diskutimet

13 Shtator 2024 | 14:16

Ka përfunduar rreth orës 14:00 retreati i deputetëve të PS në Elbasan. Mësohet se kryeministri Edi Rama nuk ka qenë i pranishëm në mbledhje por iu është bashkuar deputetëve socialistë për drekën.

Strategjia e komunikimit ka qenë një nga pikat që është diskutuar në retreat.

Burimet bëjnë me dije se Endri Fuga ju ka kërkuar deputetëve të jenë të pranishëm në emisionet televizive. Gjithashtu, prani të tyre është kërkuar edhe në rrjetet sociale, përfshirë edhe platformën Tik-Tok. U është kërkuar rregullim i përmbajtjes në mediat sociale.

Po ashtu është folur edhe rreth votave, ku është thënë se është rritur elektorati gri. Përqendrim i lartë është kërkuar tek vota e diasporës. Regjistrimi i tyre pritet të nisë në janar dhe të përfundojë në mars të vitit të ardhshëm.

Po ashtu është folur edhe për rolin e Kuvendit ne procesin e integrimit ne BE per përafrimin e legjislacionit dhe afrimin e standardeve.

Synimi është per mbajtjen e Konferencës së tretë Ndërqeveritare me BE në dhjetor 2024, konferencën e katërt në mars 2025 dhe konferencën e pestë në dhjetor 2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026