Siguria në shkolla, 240 oficerë në gadishmëri. Rama: Janë syri dhe veshi i prindërve
Kryeministri Edi Rama ishte këtë të premte së bashku me ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliun dhe me ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha në një aktivitet të zhvilluar në shkollën “Kosova” në Tiranë ku u fol për sigurinë në shkolla.
240 oficerë sigurie janë angazhuar në mbarë vendin për të siguruar qetësi dhe siguri në mjediset e shkollës. Kryeministri Edi Rama foli ndër të tjerat edhe për krimin kibernetik, ndërsa shtoi se mbrojtja e fëmijëve është një sfidë pasi ka shumë shpifje e manipulime në atë që ai e cilësoi “ndotje e mjedisit politik e mediatik”.
“Duhet ta fuqizojmë akoma më shumë këtë autoritet të ri, kemi bërë një rritje page, që sot është 800 euro, por nuk do të ndalemi këtu. Flasim për njerëz të kualifikuar për temën e sigurisë, që janë aty si një urë ku kalojnë të gjithë dhe që duhet të garantojë bashkëveprimin me të gjithë. Janë në vend të prindërve që vëzhgojnë nga larg fëmijët, që kujdesen për shqetësimet e tyre, që ua afrohen dhe i këshillojnë, i ndihmojnë të marrin një vendim të drejtë kur ka një keqkuptim që mund të kthehet në konfikt.
Që mbajnë marrëdhënie të ngushta me drejtuesit e shkollë, që janë syri e veshi i prindërve në raport me fëmijët. Jemi nën presionin e vazhdueshëm të një ndotje të madhe të mjedisit psikologjik. Një ndotje e madhe që e bën njeriun e zakonshëm të dyshojë nëse ajo që shikon dhe jeton çdo ditë është e vërtetë, apo ato që shikon e dëgjon në media, janë e vërteta. Nëse njeriu bëhet pre e ndotjes që sjell mjedisi politik dhe mediatik në Shqipëri, atëherë i bie që çdokush nga këta djem e vajza të jetë një prani e dyshuar të cilën të gjithë do e kenë frikë. Duke i futur të gjithë në një thes e duke i shfrytëzuar në një mënyrë shumë të ligë e djallëzore, vetëvetiu të krijohet deja se këtu është një situatë tjetër nga ajo që ne jetojmë çdo ditë”,-tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
- Bardhi nxori përgjimet, avokatët e Gjokës: Të veprojë SPAK, janë sekret hetimor
- Rama përgjigjet për mbetjet toksike: Aludim psikopatologjik, nuk janë të rrezikshme
Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
- 10:56 Burnham: Nevojitet rishikim i sigurisë së deputetëve pas vdekjes së ish-ministres Widdecombe
- 10:54 Shtatë të vdekur nga sulmet amerikane në Iran, Teherani kërcënon me një “përgjigje vendimtare” ndaj SHBA-së
- 10:51 Britaniku humb jetën në një anije turistike pranë Kretës, rasti i dytë brenda pak javësh
- 10:44 Scaloni: Nuk duhet ta ngatërrojmë politikën me futbollin
- 10:41 Von der Leyen mbërrin në Kiev me një paketë të re mbështetjeje ushtarake për Ukrainën
- 10:31 Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)