Javët Kulturore Ndërkombëtare, çelet ekspozita “Copëza nga Kultura Turke”

13 Shtator 2024 | 17:21

Java e Kulturës Turke u hap zyrtarisht mbrëmjen e 12 shtatorit në ambientet e Qendrës “Sotir Kolea”, pjesë e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë.

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë personalitete të shumta, duke përfshirë drejtorin e Bibliotekës Kombëtare, Piro Misha, ambasadorin e Republikës së Turqisë në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, Zëvendësministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Mahmut Gürcan, si dhe përfaqësues të institucioneve shqiptare dhe turke.

“Është një ngjarje e rëndësishme. Shpreh gëzim që patëm mundësi që  të ndihmonim në këtë organizim. Është vijim i disa aktiviteteve. Ftojmë të gjithë të interesuarit që të vijnë të shohin diçka më shumë nga kultura turke,” –shprehet Misha.

Në kuadër të kësaj jave, Instituti “Yunus Emre” ka organizuar ekspozitën “Copëza nga kultura turke”, ku janë shfaqur 30 vepra të zgjedhura që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Turqisë.

Secila vepër i është dedikuar Yunus Emre, një simbol i rëndësishëm i kulturës së Anadollit.

Ekspozita paraqet vlera të lashta kulturore, figura të shquara të historisë dhe pasuri arkitekturore e gjeografike të Turqisë.

Java e Kulturës Turke është pjesë e nismës “Javët Kulturore Ndërkombëtare”, një platformë që synon të prezantojë kultura të ndryshme botërore për publikun shqiptar.

Ekspozita do të jetë e hapur për vizitorët deri më 15 shtator 2024.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen, rregullat njësoj për të gjithë

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, ka reaguar lidhur me aksionin e fundit të Policisë Rrugore për evidentimin dhe heqjen e xhamave të errësuar...
19:25 | 21/07/2026

Temperaturat rekord në Vlorë, plazhi i Zvërnecit mbushet me pushues

Temperaturat e larta, që këtë të martë në Vlorë kanë arritur deri në 40 gradë Celsius, kanë sjellë një fluks të madh pushuesish në bregdet....
17:02 | 21/07/2026

Vatër zjarri në fshatin Gjonomadh të Korçës, forcat zjarrfikëse në vendngjarje (VIDEO)

Një vatër zjarri sapo është bërë aktive në fshatin Gjonomadh, në bashkinë e Korçës. Nga sa shihet, brenda kësaj vatre ndodhen 4-5 pika që kanë...
16:50 | 21/07/2026