Skandali me mbetjet| Ministrja Kumbaro: Po hetohet, nuk ka pasur autorizim
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte këtë të hënë e ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku tha se çështja e mbetjeve toksike është ende në proces.
Ajo tha se i gjithë ekipi i inspektimit është duke punuar në terren. Kumbaro shtoi se duhen bërë analiza kimike të materialeve në kontejnerë, ndaj çdo konkluzion pa dalë këto analiza do të ishte i nxituar
“Është një çështje në proces. Gjithë ekipi i inspektimit është duke kontrolluar në terren, jo vetëm subjektet e përmendura në çështjen në fjalë, por edhe të gjitha subjektet e tjera. Jemi në komunikim të ngushtë edhe me organet ligj zbatuese, si prokuroria e Durrësit. Duhen dokumentime dhe analiza kimike të materialeve në kontejnerë, ndaj çdo konkluzion tjetër do të ishte shumë i nxituar”,-tha Kumbaro.
Ajo tha gjithashtu se të gjitha industritë të cilat eksportojnë mbetje duhet të kenë të dokumentuar llojin e mbetjeve që eksportojnë e gjithashtu duhet të pajisen me autorizim nga Ministria e Mjedisit dhe Turizmit.
“Shumë kompani apo industri që veprojnë në territor, patjetër janë industri që krijojnë edhe mbetje, njësoj si një hotel apo supermarket. Në ligjin për mbetjet janë të parashikuara se si kontrollohen. Të gjitha industritë duhet të jenë të pajisura me leje mjedisi sa i përket mënyrës se si i menaxhojnë mbetjet e tyre, mbetje të cilat klasifikohen në të rrezikshme dhe të parrezikshme.
Mbetjet e rrezikshme duhen dokumentuar. Edhe transporti i tyre është i kontrolluar. Një subjekt që transporton mbetje, duhet të jetë i pajisur me licencë, me një kod unik, e nëse bëhet fjalë për eksportin e mbetjeve kanë domosdoshmërish nevojë për autorizimin e Ministrisë së Mjedisit, ku përcaktohet çdo element, vendi ku do dalin, ku do kalojnë e ku do mbërrijnë”,-tha Mirela Kumbaro.
Për rastin në fjalë ajo tha se subjekti nuk ka deklaruar eksport të mbetjeve, por e ka deklaruar si mall, ndaj edhe ministria nuk ka lëshuar një autorizim, për eksportin e mbetjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi