Trafik droge e grup kriminal, Apeli i GJKKO dënon me 10 vite burg Endi Braçajn

16 Shtator 2024 | 12:23

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur dënimin me 10 vite burgim të shtetasit Endi Braçaj, për veprat penale ‘prodhim dhe shitje narkotikësh’ dhe ‘Grup i strukturuar kriminal’.

Vendimi erdhi pas ankimimit të bërë nga ky shtetas për vendimin e Shkallës së Parë të GJKKO-së, e cila kishte vendosur dënimin e tij me 7 vite e 6 muaj burg, nga të cilat do të vuante 5 vite, për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ndërkohë me vendimin e Apelit të GJKKO-së, duke përfituar nga Gjykimi i Shkurtuar, Braçaj do të duhet të vuajë 6 vite e 8 muaj burg.

Njoftimi i Apelit të GJKKO:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Dhimitër Lara (kryesues), Engert Pëllumbi (anëtar), dhe Florjan Kalaja (anëtar),  më datë 16.09.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 46 akti, datë 23.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e ankuesit/të pandehurit I.K., kundër vendimit nr. 77, datë 16.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

1.Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 të K.Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 7 (shtatë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim.

2.Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.

3.Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit E.B. i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vite burgim.

4.Vuajtja e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë të tij ose vendimit gjyqësor të formës së prerë.

5.Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore, mbeten në ngarkim të të pandehurit në pjesën që i takojnë.

6.Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

– Ndryshim e vendimit nr. 34, datë 22.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në këtë mënyrë:

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim të veçantë, në formën e grupit të strukturuar kriminal, e parashikuar nga nenet 28 pika 4 dhe 283 pika 1 të Kodit Penal si dhe neni 334 pika 1  të Kodit Penal, dënimin e tij me10 (dhjetë) vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit E.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/“a”, pika 2 të Kodit Penal dhe dënimin e tij me 2 (dy) vjet  burgim.

– Bazuar në nenin 55 pika 3 të Kodit Penal bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vite burgim.

– Bazuar në nenin 406 pika 1 të Kodit të Procedurës Penale uljen e dënimit me 1/3 duke e dënuar përfundimisht të pandehurin E.B. me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.

– Vuajtja e dënimit të kryhet në IEVP të sigurisë së lartë.

– Shpenzimet procedurale i ngarkohen të pandehurit.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026