U kap në përgjimet e Sky Ecc, GJKKO lë në burg ish-drejtorin e Policisë së Lezhës

14 Shtator 2024 | 10:12

GJKKO lë në burg Henrigert Mitrin, ish-drejtorin e Policisë së Lezhës.

Bisedat në ‘Sky ECC’  zbardhën aktivitetin Mitrit, ish-drejtorit të Policisë së Lezhës, i cili akuzohet se drejtonte aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve.

Henerigert Mitri, ish-drejtori i Policisë së Lezhës rezulton i përfshirë në disa veprimtari kriminale. SPAK lëshoi urdhër-arrest për Mitrin në operacioni Revanshi, i cili akuzohet se në bashkëpunim me Klodian Shahini dhe persona të tjerë, drejtonin aktivitetin kriminal të kultivimit të narkotikëve, në qarkun e Lezhës.

Gjithashtu, ish-drejtori i lartë i Policisë së Shtetit, sipas SPAK, Henerigert Mitri në bashkëpunim me shtetasin Preng Gjini, organizonin aktivitetin e paligjshëm të lojërave të fatit në qytetin e Lezhës.

Ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri u vetëdorëzua dy ditë më parë pasi ishte shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen “Revanshi”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Avokati i Popullit: Qytetari me kriza shëndetësore të lirohet menjëherë, qëndrimi në qeli rrezikon jetën e tij

Avokati i Popullit ka reaguar lidhur me rastin e qytetarit për të cilin u pretendua se ishte dhunuar në ambientet e Bllokut të Sigurisë, duke...
21:44 | 04/07/2026

Protesta në Tiranë, Dritan Goxhaj mesazh urimi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Fjalimet në ditën e 35-të para Kryeministrisë kanë nisur me leximin e një deklarate nga grupi organizator, e mbajtur nga Dritan Goxhaj, i cili ka...
19:52 | 04/07/2026

Protestuesit sjellin torta në bulevard në ditëlindjen e kryeministrit: Populli të uron! (VIDEO)

Dita e 35-të e protestës në Tiranë ka përkuar këtë të shtunë me ditëlindjen e Kryeministrit Edi Rama, i cili shënon 62-vjetorin e lindjes. Me...
19:38 | 04/07/2026