Emri| Në kërkim për dosjen ‘Revanshi’, vetëdorëzohet ish-drejtori i Policisë Lezhë
Vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës ish-drejtori i Policisë Lezhë, Henerigert Mitri, i shpallur në kërkim nga SPAK për dosjen Revanshi.
Mitri është nën hetim pasi ka dyshime se ishte i përfshirë në kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe në organizimin e aktivitetit të lojërave të fatit.
Ai u shpall në kërkim me urdhër të SPAK në muajin maj të këtij viti dhe GJKKO caktoi ndaj tij në mungesë masën e sigurisë “arrest në burg”.
Krahas kultivimit të lëndëve narkotike, ai akuzohet edhe për “grup i strukturuar kriminal”, “pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “organizimi ose ushtrimi i veprimtarisë së lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “shpërdorim i detyrës”.
Kujtojmë se shkeljet e ish-drejtorit të Policisë, por edhe personave të tjerë të përfshirë në këtë dosje, u zbuluan nga zbërthimi i mesazheve në aplikacionin “Sky-ECC”.

LEXONI GJITHASHTU:
Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti
- 21:33 Kryepiskopi Joan maturantëve: Bëhuni protagonistë të së mirës, të paqes, të përpjekjes dhe të dashurisë
- 21:04 Eurostat publikon shifrat, sa ishte numri i shqiptarëve të kthyer nga vendet e BE-së në tremujorin e parë të vitit
- 20:58 INSTAT: Udhëtimet jashtë vendit u rritën me 14.3%, Italia dhe Greqia destinacionet më të preferuara të shqiptarëve
- 20:47 “E duan Shqipërinë shesh për horrllëk e pisllëk”, Rama: Korbat dhe sorrat do dështojnë
- 20:39 Stuhi e fortë në Vranisht, Lumi i Vlorës përfshihet nga reshje intensive dhe erë e fuqishme (VIDEO)
- 20:31 Temperaturat e larta në Elbasan, mjekja: Fëmijët, të moshuarit dhe punëtorët më të rrezikuarit nga i nxehti