Zbardhen emrat e kandidatëve për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë

17 Shtator 2024 | 10:41

Euronews Albania ka siguruar emrat e e kandidatëve që kanë aplikuar për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Deri më tani aplikimet i kanë dorëzuar 10 kandidatë, të cilët garojnë për të marrë drejtimin e uniformave blu pas largimit nga detyra të Muhamet Rrumbullakut.

Pjesë e listës janë drejtues dhe ish-drejtues të policisë, ndërkohë që ka mendur ende një ditë nga përfundimi i afatit duke lënë të hapur mundësinë që lista mund të zgjerohet.

Ajo që bie në sy është kandidimi i Drejtorit të Policisë së Qarkut të Shkodër, Edmond Sulaj, ndaj të cilit opozita hodhi akuza në seancën e kaluar se nga përgjimet SKY ECC del që është emëruar nga krimi i organizuar në Shkodër.

Emrat e aplikantëve:

  • Adriatik Tafçiu
  • Lufti Minxhozi
  • Ilir Proda
  • Neritan Nallbati
  • Gentjan Shehaj
  • Ardian Çipa
  • Sami Rasha
  • Edmond Sulaj
  • Pëllumb Seferi
  • Shemsi Prençi
  • Altin Mena

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet protesta! Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të mërkurë në autostradën Tiranë–Durrës, ku dy automjete janë përfshirë në një përplasje të fortë. Sipas informacioneve...
21:40 | 03/06/2026