Përdorimi i të dhënave personale, Bushati: Kemi databazën tonë, kjo është puna që bëjmë
Pas publikimit në media të të dhënave personale të disa qytetarëve, në një intervistë për Euronews Albania, kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën, Ervin Bushati mohon që të jenë përdorur të dhënat e qytetarëve.
“Nuk e di se çfarë kanë publikuar sepse me të vërtetë nuk e kam lexuar në thellësi, kam parë titrat dhe nuk ndryshon aspak nga puna që ne bëjmë në përditshmërinë tonë për të fituar zgjedhjet e 25 prillit ”, u shpreh Ervin Bushati.
Po ashtu, Bushati shpjegon se socialistët kanë një listë të dhënash e cila është produkt i disa vite.
“Vetëm në Tiranë ne kemi 17 mijë anëtarë të PS dhe patjetër që ne kemi të dhënat tona, këto kanë qenë ndër vite të mbledhura, mbi 10-15 vite që mbledhim të dhëna dhe kemi strukturat tona organizative të cilat janë kapilar në çdo qendër votimi në Tiranë, ne kemi 930 qendra votimi ne kemi 930 organizata socialiste dhe patjetër kemi mënyrën tonë sesi punojmë ashtu si punon çdo forcë politike në botë”, tha kryetari i Partisë Socialiste për Tiranën.
Paralajmërimin e Partisë Demokratike për padi në SPAK ndaj Partisë Socialiste dhe e-Albania, Bushati i përgjigjet kështu.
“Tani ka gjetur një sport tjetër, një stil tjetër që çon çdo gjë në prokurori”, tha ai .
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq