“Rrallë gjen njerëz si ai”, Sula për vdekjen e Gert Bogdanit: Humbje shumë e madhe

18 Shtator 2024 | 15:25

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka shprehur dhimbjen e thellë dhe ngushëllime ndaj familjes së të ndjerit, Gerti Bogdani.

Ish-deputeti i Partisë Demokratike u nda nga jeta papritur pasi pësoi arrest kardiak mesditën e kësaj të mërkure, ndërsa ishte në ambjentet e një lokali në rrugën “Dëshmorët e kombit”.

Në një lidhje live në Euronews Now, kolegu i tij deputeti Dashnor Sula tha se Bogdani shte një njeri i veçantë dhe ishte për tu admiruar qetësia dhe maturia e tij.

“Kur e morëm vesh shpresuam t’a kalonte sepse na thanë që miku ynë Gerti Bogdani kishte pësuar arrest kardiak. Kur ndodhin fatkeqësi apo kur humb jetën një person mundohem të them fjalë të mira, por në rastin e Gertit fjalët do të  jenë shumë të mira, me shpirt. Kishte diferencë moshe 10 vite me mua dhe po ju them që në vitin 2013 e dëgjoja në Parlament që ishte më i vogël dhe më këshillonte me një sjellje për tu admiruar. Rrallë mund të jenë njerëz të tillë si Gerti që kurrë nuk e kemi dëgjuar që të fliste prapa krahëve për kolegët apo dhe për kundërshtarët e vetë. Kudo ku fliste ishte shumë për tu vlerësuar, vinte nga një familje nga Tirana dhe ishte shumë i veçantë. Një humbje shumë e madhe për familjen e tij, bashkëshorten dhe dy vajzat. Ka patur një difekt që pinte shumë duhan dhe kur isha me të dhe e shikoja me qesën që ndizte cigaren, i thoja: Gert je shumë i ri për të piRë kaq shumë duhan. Ai më shihte me atë buzqeshjen e tij dhe ecte përpara.” -u shpreh Sula.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026