Gjermania hap rafinerinë e parë të litiumit në Evropë, furnizon 500,000 automjete

19 Shtator 2024 | 10:49

Kompania “AMG Lithium” hapi rafinerinë e parë të litiumit në Evropë në Bitterfeld-Wolfen të Gjermanisë. Rafineria u ndërtua për pak më shumë se dy vjet dhe kushtoi rreth 140 milionë euro, shkruan Euronews.

Shumica e litiumit për fabrikën do të vijë nga Brazili. Detyra e rafinerisë është të konvertojë më pas lëndën e parë në hidroksid litiumi të përshtatshëm me bateritë. Fabrika pritet të prodhojë 20.000 tonë hidroksid litium në vit, i mjaftueshëm për të fuqizuar 500.000 automjete elektrike.

Litiumi është një komponent kyç në prodhimin e baterive të automjeteve elektrike (EV). Është një element që kërkohet shumë si pasojë e tranzicionit global drejt energjisë së gjelbër.

Në përgjigje të kërkesës së saj në rritje, BE-ja propozoi një plan veprimi për lëndët e para kritike për vitin 2020, i cili synon të reduktojë varësinë e Evropës nga burimet e jashtme të furnizimit.

Aktualisht, shumica e automjeteve hibride dhe elektrike përdorin bateri litium-jon. Menaxheri i përgjithshëm i “AMG Lithium” Stefan Scherer tha se “nëse doni një performancë të caktuar dhe diapazon të lëvizjes, atëherë bateria litium-jon është thjesht e pamposhtur”.

Në të ardhmen, këtu do të prodhohet edhe litiumi nga minierat evropiane, si Portugalia dhe mali Erzgebirge (Krušne Hori) në kufirin e Republikës Çeke dhe Gjermanisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026