Iu gjet kanabis me vlerë 800 mijë $ në aeroport, arrestohet ish-lojtari i Arsenal
Jay Emmanuel-Thomas, një futbollist që dikur luante për gjigantin e Premier League, Arsenal, është arrestuar pasi ju gjet kanabis me vlerë 795,300 dollarë në një aeroport britanik.
Agjencia Kombëtare e Krimeve të Mbretërisë së Bashkuar (NCA) tha të mërkurën se një burrë 33-vjeçar ishte arrestuar më herët atë mëngjes në Skoci, si i dyshuar për import kanabisi përmes aeroportit Stansted të Londrës.
Emmanuel-Thomas ishte deri të enjten duke luajtur për klubin skocez të nivelit të dytë Greenock Morton.
Në një deklaratë të postuar në X , i njohur më parë si Twitter, Greenock Morton tha të enjten se kishte ndërprerë kontratën e Emmanuel-Thomas “me efekt të menjëhershëm”, duke shtuar se nuk do të bënte asnjë koment të mëtejshëm mbi situatën.
Emmanuel-Thomas u dërgua në Carlisle në Angli për t’u marrë në pyetje.
Ai u paraqit në gjykatë të enjten në Carlisle i akuzuar për importimin e drogave të klasës B. Lirimi i tij me kusht u refuzua dhe ai do të paraqitet \në Gjykatën e Kurorës së Carlisle më 18 tetor.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta