Risia e Champions League, luhet dhe të enjten. Në fushë zbresin Barcelona e Arsenal

19 Shtator 2024 | 10:28

Me një trajner të ri, me shumë ide dhe ndryshime pozitive, Barcelona nis në mbrëmje rrugëtimin në Ligën e Kampionëve, ku përballet me Monaco. Katalanasit e kanë nisur sezonin në mënyrë perfekte, duke marrë 5 fitore në 5 javët e para, teksa synon që të njëjtën gjë të bëjë dhe në Champions. Dueli i parë e vendos përballë Monaco, një kundërshtar ndaj të cilit ka 2 fitore më herët, ndërsa në miqësoren e fundit kanë fituar francezët. Favoritë për këtë takim janë spanjollët e Flick.

Mbrëmjen evropiane për këtë të enjte e hapin dy duelet Crvena Zvezda-Benfica e Feyenoord-Leverkusen, ku kampionët në fuqi të Gjermanisë, synojnë të bëjnë mirë në arenën evropiane, këtë herë 1 nivel më lart. Pasi triumfoi në Europa League, Atalanta beson se historia mund të përsëritet në Champions, pavarësisht se këtu kualitetet janë krejt të kundërta. Sfida e parë e vendos përballë Arsenalit në Bergamo, ndërsa ky është dueli i parë mes tyre në histori.

Atletico Madrid-Leipzig pritet me shumë interes poashtu, ku El Colchoneros synojnë të renditen mes 8 më të mirëve të Ligës, për të vijuar më tej aventurën e tyre, duke kujtuar vitet e lavdishme ku mbërrinin në finale. Brest-Sturm Graz është ndeshja që përmbyll xhiron e parë të Champions League.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026