Futbolli në zi! Ndahet nga jeta ylli i Kupës së Botës të Italisë
Është ndarë nga jeta në moshën 59-vjeçare ish-futbollisti italian Totò Schillaci. Ai ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të mërkure në spitalin Civic, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua ndjeshëm.
“Në 24 orët e fundit gjendja klinike e pacientit Salvatore Schillaci po përkeqësohej ndjeshëm, mbështetja farmakologjike dhe instrumentale e funksioneve kardiorespiratore lejoi që parametrat jetikë të qëndronin të palëvizshëm”, komunikoi menaxhmenti shëndetësor i kompanisë Civico Di Cristina në Palermo.
Kush ishte Totò Schillaci?
Schillaci luajti për Juventusin, Interin dhe kombëtaren. Me golat e tij, teksa luante me “Të kaltrit” ai “ndezi” Italinë në verën e Botërorit legjendar 1990, shkruan “Il Messaggero”.
Vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe tashmë ishte operuar dy herë. Ai kishte fituar shumë beteja, brenda dhe jashtë fushës, në jetën e tij të dytë. Këtë herë ai nuk ia doli.
Ai lindi në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Ritën dhe Barbarën: ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë