Shpërdorimi i detyrës e fshehje e pasurisë, SPAK çon në GJKKO dosjen e Jorgo Goros

22 Shtator 2024 | 10:54

SPAK ka përfunduar hetimet për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro dhe ka dërguar çështjen e tij në GJKKO.

Mbi Goron rëndojnë akuzat e mosdeklarimit dhe fshehjes së pasurisë, kjo pasi hetimet kanë provuar se ish-titullari i bashkisë Himarë, në bashkëpunim me Drejtorin e DMMT-së në këtë qytet, kanë dërguar një shkresë për regjistrim pasurie me të dhëna të rreme pranë ZVRPP-së në Vlorë.

Bashkëngjitur shkresës, ndodhej dokumentacion i cili qartazi përmbante të dhëna të rreme, në një kohë që pranë kësaj Bashkie, ky dokumentacion ndodhej i mirëadministruar dhe me të dhëna autentike të pasurisë së ndarë me ligjin Nr. 7501, në favor të shtetasit F. M.

Në lidhje me episodin e dytë, nga hetimi rezultoi plotësisht i provuar fakti se Goro dhe Bilbil Aliaj, ish Drejtor i ZVRPP-së, në bashkëpunim kanë konfirmuar një plan rilevimi me një vendndodhje gjeografike të një prone, krejtësisht të ndryshme nga ajo që i korrespondon dokumentacionit pronësor.

Kësaj pasurie i kanë dhënë një numër të ri të pabazuar në asnjë të dhënë fakti dhe krejtësisht në kapërcim të kompetencave që u njeh ligji.

Gjithashtu nga hetimi penal rezultoi se në pasurinë e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe totale 81.41 m2, me adresë në Tiranë, aktualisht e regjistruar në pronësi të shtetasit G. S., i pandehuri Jorgo Goro është pronar faktik duke patur mbi të, të drejta dhe interesa pasurore.

Nga ana tjetër, referuar Deklaratave të Interesave Private të vitit 2020 dhe në vijim, përpiluar dhe nënshkruar nga i pandehuri Jorgo Goro, nuk ekziston asnjë gjurmë e deklarimit të interesave të tij apo familjarëve mbi këtë pasuri, shpenzime të mundshme për porositjen ose blerjen e tij, të drejta posedimi apo pronësie mbi të.

Për këtë shkak, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, pasuria në fjalë është vendosur nën sekuestro preventive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026

Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)

Violand Braçellari, autori i vrasjes së efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit të zhvilluar në Maliq është transportuar me ambulancë nga spitali...
11:49 | 04/06/2026

Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme

Biznesmeni dhe investitori strategjik Pëllumb Gjoka ka folur për herë të parë publikisht lidhur me akuzat që rëndojnë ndaj tij në kuadër të dosjes “Metamorfoza”,...
11:38 | 04/06/2026